Click to chat

About

About Bougainville Bay

A Mediterranean Paradise

Bougainville Bay është i pozicionuar në qytetin e Sarandës në bregdetin e mrekullueshëm Jon, në një nga gjiret më mahnitëse të Rivierës Shqiptare. Arratisuni në “Parajsën e Mesdheut” dhe përjetoni pushime të paharrueshme! Në Bougainville Bay do të gjeni: Peisazh të mrekullueshëm, pamje mahnitëse, vepra arti, hapësira te gjelbërta, aktivitete dhe ushqim cilësor. Bougainville Bay ka një kapacitet për të akomoduar rreth 700 persona, në 104 dhoma hoteli dhe 48 apartamente të tipologjive të ndryshme. Dizenjuar si një ekspozitë e mirëfilltë artistike, Bougainville Bay sjell dhe zhvillon një koncept të ri të jetesës dhe pushimeve në një rezidencë. Çdo gjë në pjesën interior dhe eksterior të rezidencën është një vepër arti: holli, korridoret, dhomat, shkallët, rrugicat, pishinat, restorantet, SPA dhe zona e plazhit. Lëvizja nga holli drejt dhomave të hotelit është një tur më vete në një galeri arti, ku klientët ndjenjw një emocion artistik të papërshkrueshëm, mund të meditojnë dhe përjetojnë momente thjesht të paharrueshme. E rrethuar nga hapësira të gjelbërta, më së shumti lule Bogainville nga e cila ka marrë edhe emrin vetë resorti, në Bougainville Bay do të keni mundësinë të shplodheni dhe të ri-merrni fuqitë në një mënyrë të paimagjinueshme. Më shumë së 1000 rrënjë lule Bougainville të mbjella, së bashku me pemë agrume të tilla si limonë, mandarinë dhe portokallë i shtojnë bukurinë resortit. Plazhi privat së bashku me 4 pishinat me ujë të kripur deti janë të dizenjuar në një mënyrë të tillë ku ndërthuren veprat e artit me funksionalitetin. Akomodimi elegant, pamja mahnitëse e detit, shumëllojshmëri gatimesh të shijshme dhe të freskëta, aktivitetet ujore dhe argëtuese, atraksione historike dhe kulturore bëjnë të mundur pushime unike dhe të paharrueshme për të gjithë!